Projektohet rikthimi i Ronaldos në Real Madrid

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 11:42
Projektohet rikthimi i Ronaldos në Real Madrid

Ardhja e trajnerit gjerman Ralf Rangnick në pankinën e Manchester United ka ndryshuar situatën e portugezit Cristiano Ronaldo dhe kjo mund të çojë në një ndryshim të ri të ambientit për sulmuesin veteran, i cili edhe pak muaj mbush 37 vjeç. 

Në Angli tashmë po spekulohet për një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Real Madrid në merkaton e ardhshme dimërore

Portali ‘Football Insider’ raporton se profili i Cristiano Ronaldos nuk përshtatet me lojën me presion të lartë që Rangnick synon të realizojë te Manchester United dhe për këtë arsye emri i portugezit është lidhur edhe një herë me skuadrën madrilene, siç ndodhi verën e kaluar.

Sipas këtyre informacioneve, “Los Blancos” po ndjek nga afër situatën e sulmuesit dhe mund të bëjë hapin e parë në rastin e gjetjes së një boshllëku në situatën e portugezit.

Alternativa tjetër është se janë vetë drejtuesit e Manchester Unitedit që po inkurajojnë një operacion të kësaj shkalle me kërkesë të Rangnick, ndonëse  trajneri gjerman ka zgjedhur portugezin si titullar në dy ndeshjet e Premierligës që ka drejtuar deri tani, pas debutimit kundër Crystal Palace. 

Cristiano Ronaldo ishte vendimtar këtë të shtunë ndaj Norwichit duke e fituar dhe shënuar penalltinë që i dha fitoren skuadrës së tij. 


(Kosova Sot Online)