Kosovare Asllani shënon golin e vetëm të Realit në humbjen ndaj Barcelonës

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 14:42
Kosovare Asllani shënon golin e vetëm të Realit në humbjen ndaj Barcelonës

Barcelona e ka mposhtur Real Madridin në konkurrencën e femrave me rezultat 1:3, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të në Primera Division.

Katalonaset e përfunduan dilemën e fituesit qysh në pjesën e parë duke shënuar të tre golat.

Martens me dy gola dhe Paredes me një realizuan për epërsinë tre shifrore të mysafireve.

Golin e nderit për Real Madrdin e shënoi Kosovare Asllani në minutën e 52-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon e para me 39 pikë, kurse Real Madridi mbetet në vendin e nëntë me 17 pikë. 

(Kosova Sot Online)