Formula 1: Reagimet e kampionit Verstappen dhe Hamiltonit pas garës së çmendur

  • A.P /
  • 12 December 2021 - 17:19
Formula 1: Reagimet e kampionit Verstappen dhe Hamiltonit pas garës së çmendur

Max Verstappen dëshiron ta nisë një epokë mbizotërimi me Red Bullin, pas një fitoreje të jashtëzakonshme në xhiron e fundit për ta fituar titullin e parë të botës në Formula 1.

Holandezi, 24 vjeç, u bë kampion i botës në një finale dramatike dhe kaotike të një sezoni të paharrueshëm në Abu Dhabi të dielën.

Lewis Hamilton e kishte garën nën kontroll, por futja e një makine të sigurisë në shteg në fund të garës bëri që xhiroja e fundit e saj të ishte vendimtare dhe Verstappen triumfoi.

Pas triumfit, Verstappen tha: “Jam shumë i lumtur. Synimi ynë ishte ta fitonim kampionatin kur u bashkuam dhe ia dolëm”.

“Ekipi im e di se i dua ata. Shpresoj se mund ta bëjmë këtë për 10, 15 vjet së bashku. Nuk dua të ndryshojë kurrë. Dua të qëndrojë me ta për tërë jetën time, nëse më pranojnë”, shtoi Verstappen.

Ndërkohë, Hamilton u shpreh krenar për përpjekjet që ekipit i tij Mercedes i bëri derisa foli për të qenit i dyti pas Verstappen.

“Së pari, urime Maxit dhe ekipit të tij”, tha shtatë herë kampioni i botës nga Britania e Madhe.

“Mendoj se ne bëmë punë të mahnitshme këtë vit. Jam krenar me ekipin tim dhe shumë mirënjohës që jam pjesë e këtij udhëtimi me ta. Në dhamë gjithçka deri në fund të sezonit dhe kurrë s’u dorëzuam, kjo është më e rëndësishmja”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)