Mbappe bëhet lojtari më i ri që i shënon 100 gola për një klub të vetëm në elitë

  • S.A /
  • 13 December 2021 - 09:26
Mbappe bëhet lojtari më i ri që i shënon 100 gola për një klub të vetëm në elitë

Kylian Mbappe e ka arritur numrin e 100 golave në fanellën e Paris Saint-Germain, pasi shënoi dy herë në fitoren 2:0 kundër ish-klubit të vet Monaco të dielën.

Mbappe shënoi së pari nga penalltia në Parkun e Princave dhe pastaj e dyfishoi epërsinë pasi u shërbye nga Lionel Messi.

PSG-ja e forcon kreun falë kësaj fitoreje, pasi tani mbledh 45 pikë në vendin e parë, 13 më shumë se Marseille, e cila e ka një ndeshje më pak të zhvilluar në vendin e dytë.

Me ato dy gola, Mbappe tani e ka arritur numrin e 100 golave për PSG-në.

Ai është tani lojtari më i ri që i shënon 100 gola për një klub të vetëm në elitë në 70 vitet e fundit të paktën, pasi e arriti këtë në moshën 22-vjeçare e 357 ditë.

Mbappe i kishte shënuar 16 gola për Monacon, para se t’i bashkohej Parisit më 2017.

(Kosova Sot Online )