Ibrahimovici gati e kishte rrahur Allegrin pas humbjes kundër Arsenalit, zbulon Galliani

  • S.A /
  • 13 December 2021 - 09:48
Ibrahimovici gati e kishte rrahur Allegrin pas humbjes kundër Arsenalit, zbulon Galliani

Ish-drejtori i Milanit, Adriano Galliani, ka zbuluar se si Zlatan Ibrahimovic gati e kishte grushtuar Massimiliano Allegrin pas disfatës së Milanit 3:0 kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve në vitin 2012.

Ibrahimovic i ishte bashkuar Milanit për herë të parë në verën e vitit 2010.

Ai i kaloi dy sezone me kuqezinjtë, duke e fituar titullin në Serie A nën udhëheqjen e trajnerit Allegri.

Sulmuesi suedez dhe trajneri italian nuk kalonin mirë gjithmonë. Në vitin 2012, Milani ia doli të kualifikohej në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pavarësisht humbjes 3:0 kundër Arsenalit në Emirates.

Kjo pasi e kishte mposhtur gjigantin e Premierligës 4:0 në ndeshjen e kthimit në San Siro, por Ibrahimovic nuk e kishte pranuar aspak mirë atë disfatë.

“Ishte një ndeshje e tmerrshme, të gjithë ishin të lumtur pas ndeshjes, por kur u futëm në zhveshtore, Ibra po bërtiste i njeri i çmendur”, tha Galliani të dielën.

“Ai gati e rrahu Allegrin sepse ai i kishte sjellë dy portierë në stol. Ibra nuk është kurrë i lumtur. Ai nuk është kurrë i kënaqur. Ai gjithmonë e do maksimumin”, tregoi ai.

Ibrahimovic ishte larguar nga Milani më 2013 për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, para se të kthehej në vitin 2020.

(Kosova Sot Online )