Ibrahimovic: Mua s’më nevojitet Topi i Artë për të dëshmuar se jam më i miri në botë

  • S.A /
  • 13 December 2021 - 10:26
Ibrahimovic: Mua s’më nevojitet Topi i Artë për të dëshmuar se jam më i miri në botë

Zlatan Ibrahimovic thotë se nuk i nevojitet Topi i Artë për të dëshmuar se është lojtari më i mirë në botë, si dhe zbulon fshehtësinë e jetëgjatësisë në futboll.

Sulmuesi suedez e prezantoi librin e vet “Adrenalina” gjatë një mbrëmjeje gala në Milano të dielën.

Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për herë të shtatë rekorde muajin e kaluar,  ndërkohë që Ibrahimovic nuk ka qenë afër ta fitojë asnjëherë në karrierën e tij të gjatë.

Menaxheri i tij Mino Raiola tha së fundmi se nuk e merr seriozisht këtë çmim për shkak se suedezi s’e ka fituar kurrë.

Por Ibrahimovici nuk pajtohet me të, pasi thotë: “Topi i Artë është i mirë. Por mua nuk më nevojitet ai për të dëshmuar se jam më i miri”.

Të shtunën, Ibra e shënoi golin e 300-të në pesë ligat kryesore evropiane. Ai iu bashkohet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos si lojtarët e vetëm me këtë arritje.

I pyetur për fshehtësinë e jetëgjatësisë së tij në futboll, 40-vjeçari tha: “Është mendësia. Unë stërvitem njësoj siç luaj. Çdo ditë është finale”.

(Kosova Sot Online )