Otamendi sulmohet fizikisht, i vjedhin para dhe orë të shtrenjta

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 19:35
Otamendi sulmohet fizikisht, i vjedhin para dhe orë të shtrenjta

Si çdo fundjavë tjetër, Nicolás Otamendi po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së ligës mes Benfica dhe Famalicão këtë të diel. Por këtë herë, argjentinasi ka përjetuar një episod të frikshëm në dyert e shtëpisë së tij. 

Katër persona kanë përgjuar automjetin e futbollistit të kombëtares argjentinase, në momentin që ai do të hynte në garazhin e tij. Aty i lidhën një rrip në qafë dhe e detyruan t’i shoqëronte brenda, ku ndodheshin gruaja dhe dy fëmijët e vegjël.

Por, fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Me sa duket, sulmuesit kishin marrë para dhe disa ora nga koleksioni luksoz i sportistit.

“Benfica konfirmon se lojtari i saj Nico Otamendi ka qenë viktimë e një grabitjeje në shtëpinë e tij këtë mëngjes herët. Sportisti dhe familja e tij janë mirë, pavarësisht shqetësimit të madh të krijuar nga situata që po kalojnë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga portugez.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që një futbollist është viktimë e një grabitjeje të kësaj natyre. Pa shkuar më tej, partneri i tij në Argjentinë, Ángel di María u sulmua në shtëpinë e tij në Paris. 

(Kosova Sot Online)