Sarri anulon stërvitjen, mban takim me futbollistët e Lazios

  • A.P /
  • 13 December 2021 - 20:47
Sarri anulon stërvitjen, mban takim me futbollistët e Lazios

Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri raportohet se ka anuluar stërvitjen sot dhe është përballur me skuadrën pas humbjes kundër Sassuolos të dielën.

Presidenti Claudio Lotito nuk ishte i lumtur pas humbjes 2-1 ndaj futbollistëve të Alessio Dionisi në stadiumin Mapei, duke sjellë një seri rezultatesh të dobëta për Biancocelesti.

Djemtë e Sarri kanë fituar vetëm një në pesë ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat dhe do të përballen me FC Porto në play-offin e Europa League në shkurt.

Presidenti ka filluar të humbasë durimin me lojtarët, të cilët po përpiqen të përshtaten me formacionin e ri nën drejtimin e Sarrit dhe trajneri vendosi të anulojë seancën e sotme për t’u takuar me lojtarët.

Calciomercato raporton se Sarri u takua me ekipin pas humbjes në Reggio-Emilia, por presidenti Lotito nuk ishte i pranishëm në takimin, i cili zgjati për një orë e gjysmë.

Lazio ka edhe dy ndeshje të tjera para pushimit dimëror, duke pritur Genoan më 17 dhjetor dhe një vizitë në Venezia më 22 dhjetor.

Aquile aktualisht janë në vendin e nëntë në Serie A, me 25 pikë nga 17 ndeshje. 

(Kosova Sot Online)