Klopp: Short i vështirë, por mezi pres të kthehem në San Siro

  • S.A /
  • 14 December 2021 - 09:46
Klopp: Short i vështirë, por mezi pres të kthehem në San Siro

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka cilësuar si të vështirë përballjen me Interin në rrethin e 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve, pas shortit të hënën.

Shorti i ribërë në Nyon të Zvicrës të hënën e vuri Liverpoolin përballë Interit dhe trajneri i të kuqve thotë se mezi pret të rikthehet në San Siro.

Djelmoshat e Kloppit e eliminuan Milanin në fazën grupore dhe do ta vizitojnë përsëri San Siron për t’u përballur me kampionin italian Inter në shkurt.

“M’u desh të prisja 54 vjet për të luajtur në San Siro për herë të parë dhe tani do të luaj dy herë brenda tre muajve, prandaj ky është lajm i mirë”, tha Klopp pas shortit.

“Natyrisht, është short i vështirë patjetër”, e pranoi ai.

Ai shtoi: “Natyrisht ne i njohim Sanchezin dhe Dzekon dhe Lautaro Martinez është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë. Interi u shpallë kampion vitin e kaluar, por kjo është rruga e Liverpoolit, asnjëherë e lehtë, por ende e mundur. Ta provojmë”.

(Kosova Sot Online )