Juventusi dhe Dybala takohen për finalizimin e marrëveshjes

  • S.A /
  • 14 December 2021 - 10:15
Juventusi dhe Dybala takohen për finalizimin e marrëveshjes

Siç shkruan La Gazzetta dello Sport , Jorge Antun , agjenti i Paulo Dybala , sapo ka zbarkuar në Torino dhe kjo do të thotë se nënshkrimi i rinovimit të kontratës tashmë të famshme është shumë afër.

Antun u kthye në Torino për të mbyllur dhe për të negociuar.

Dybala do të lidhet me Juventusin praktikisht përgjithmonë, duke nënshkruar një kontratë (e cila duhet të fillojë që në janar) deri në vitin 2026.

Marrëveshja u gjet mbi bazën e 8 milionë euro plus 2 bonus dhe me një formulë të veçantë që i ka rënë dakord të dyja.

Pjesa e ndryshueshme mund të bëhet fikse nëse Paulo arrin objektivat e vendosura për dy vjet rresht. Në këtë mënyrë lojtari do të mund të arrijë një pagë dyshifrore me kalimin e kohës, por gjithçka do të varet nga ai.

(Kosova Sot Online )