Hamilton dëgjohet në radio duke thënë se gara ishte kurdisur që Verstappen të fitonte

  • S.A /
  • 14 December 2021 - 11:32
Hamilton dëgjohet në radio duke thënë se gara ishte kurdisur që Verstappen të fitonte

Lewis Hamilton është dëgjuar në një radio mesazh dërguar ekipit të Mercedesit duke thënë se gara e Abu Dhabit në Formula 1 ishte kurdisur, pasi Max Verstappen e tejkaloi atë në frymën e fundit për ta fituar titullin e kampionit të botës.

Në një mesazh dërguar përmes radios së veturës gjatë xhiros së fundit, Hamilton i tha inxhinierit të garës, Peter Bonnington: “Kjo është manipuluar”.

Hamiltoni e humbi garën për titull pasi u tejkaluar nga Verstappen në xhiron e fundit të garës të dielën, pasi futja e makinës së sigurisë në shteg e shkaktoi një varg ndodhish që e acaruan Mercedesin.

Mercedesi i bëri dy ankesa për parregullsi, duke pretenduar se Verstappen nuk kishte të drejtë ta tejkalonte Hamiltonin kur Makina e Sigurisë ndodhej në shteg, por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) i hodhi poshtë ankesat. Mercedesi e ka ndërkohë të ankohet ndaj vendimit të FIA-s.

Në intervistën e vetme pas garës, Hamiltoni e uroi Verstappenin për fitimin e titullit.

“Së pari, urime Maxit dhe ekipit të tij”, kishte thënë Hamilton të dielën.

Por në xhiron e fundit të garës, vozitësi britanik kishte tjera mendime për garën kontroverse.

Hamilton u dëgjua duke thënë: “Kjo është manipuluar”.

(Kosova Sot Online )