Bielsa pas humbjes 7:0: Nuk është se City luajti mirë, por ne luajtëm dobët

  • S.A /
  • 15 December 2021 - 10:42
Bielsa pas humbjes 7:0: Nuk është se City luajti mirë, por ne luajtëm dobët

Trajneri i Leeds United, Marcelo Biesla, ka thënë se nuk është në gjendje të nxjerrë asgjë të vlefshme nga ajo që e quajti paraqitja më e dobët ndër vite në disfatën dërrmuese 7:0 kundër Manchester City.

Plot gjashtë futbollistë të ndryshëm shënuan gol në fitoren plotësisht dërrmuese të City kundër Leeds në Etihad të martën. Kevin de Bruyne shënoi dy gola, ndërsa Phil Foden, Jack Grealish, Riyad Mahrez, John Stones dhe Nathan Ake shënuan nga një herë.

Leeds e përjetoi humbjen më të thellë pas më shumë se një shekulli dhe si pasojë bie në vendin e 16-të në Premierligë.

“Nuk është se City luajti shumë mirë, më e dukshme ishte loja jonë e dobët”, tha Bielsa pas ndeshjes.

“City luan kështu tërë kohën, apo ngjashëm. Por ne nuk kemi luajtur kurrë kaq dobët në këto katër vite”, theksoi ai.

“Nuk mund të nxjerr asgjë pozitive nga paraqitja jonë. Nuk mund të gjejë asgjë të vlefshme”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )