Kosovari Edon Zhegrova: Do të luaj për Barcelonën, s’ndalem pa e arritur këtë

  • S.A /
  • 15 December 2021 - 12:30
Kosovari Edon Zhegrova: Do të luaj për Barcelonën, s’ndalem pa e arritur këtë

Edon Zhegrova ka këmbëngulur se do të bëjë gjithçka për ta arritur qëllimin jetësor, të luajë për Barcelonën një ditë. Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova është pjesë e Baselit në Superligën e Zvicrës që prej vitit 2019 kur e bëri hapin e parë në futbollin evropian, por pavaresisht mungesës së interesimit nga klube më të mëdha ai është i bindur për hapin e madh në karrierë.

I cilësuar si “Messi kosovar” për shkak të talentit dhe ngjashmërive me argjentinasin në lojën me këmbën e majtë, Zhegrova thotë se syimi i tij gjithmonë ka qenë të luajë në Camp Nou. I pyetur pse ende në Basel në moshën 22-vjeçare, Zhegrova tha: “Sepse dua të shkoj hap pas hapi”. “Herët a vonë do të luaj për Barcelonën. Gjithmonë kam thënë se ky është synimi im dhe nuk do të ndalem derisa t’ia dalë”, këmbënguli Zhegrova.
Zhegrova është duke e përjetuar një sezon të mirë me Baselin, pasi i ka shënuar katër gola dhe gjashtë asiste në 15 ndeshje në të gjitha garat deri tani. Të gjitha asistet prishtinasi i ka bërë në ligën elitare zvicerane, duke i ndihmuar Baselit të luftojë për titull. Zurich është lider i ligës me 37 pikë nga 17 ndeshje, me Baselin në vendin e dytë me 31 pikë dhe një ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online )