Mourinho e do në Romë sulmuesin e Manchester Unitedit

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 16:10
Mourinho e do në Romë sulmuesin e Manchester Unitedit

Roma është duke kërkuar një sulmues të klasit të lartë dhe një nuhatës të vërtetë goli.

Jose Mourinho ka shprehur dëshirën e tij tek drejtuesit se emri i preferuar është ai i Edison Cavanit.

Uruguaiani nuk ka më vend në formacionin titullar që pas ardhjes së Cristiano Ronaldos dhe është duke e menduar largimin.

Problem është paga e lartë e lojtarit, por duke parë se e ardhmja e tij në Angli nuk është më si një opsion, Cavani mendohet se do të ishte dakort për një ulje page.

(Kosova Sot Online)