Vajza e Maradonës nuk lejohet brenda stadiumit të Napolit që mban emrin e babait të saj

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 15:07
Vajza e Maradonës nuk lejohet brenda stadiumit të Napolit që mban emrin e babait të saj

Vajza e Diego Maradonës, Dalma, nuk është lejuar të futet brenda stadiumit të Napolit, i cili mban emrin e babait të saj, për ta xhiruar një dokumentar për legjendën argjentinase.

Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 nga një sulm në zemër dhe Napoli i ka shprehur nderim të mëdha ish-sulmuesit të vet në mënyra të ndryshme.

Gjiganti italian e ka emëruar stadiumin sipas tij dhe këtë sezon ka luajtur me fanella të frymëzuara nga numri i pavdekshëm 10.

E bija e tij, Dalma, mbërriti në Napoli nga Argjentina për ta xhiruar një dokumentar për fituesin e Kupës së Botës më 1986, por asaj i është ndaluar hyrja në stadium, sipas mediave italiane.

Komuna e Napolit s’i ka dhënë leje asaj për të xhiruar brenda stadiumit Diego Armando Maradona, i cili ditëve të enjte dhe të premte nuk pranon vizitorë, ndërsa në fundjavë nuk ka njerëz në dispozicion për ta shoqëruar Dalman brenda tij.

“Mua më duket e pamundur që nuk mund të futem në stadiumin që e mban emrin e babait tim”, tha Dalma Maradona për mediat italiane.

Sipas mediave italiane, ajo mund ta marrë lejen e kalimit më 22 dhjetor, por ajo e ka rezervuar biletën kthyese për në Argjentinë para asaj date. 


(Kosova Sot Online)