Georgina habit me komentin e saj në postimin e Lionel Messit: “Ronaldo është më i miri”

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 21:05
Georgina habit me komentin e saj në postimin e Lionel Messit: “Ronaldo është më i miri”

Pas vendimit të Sergio Aguero për t’u tërhequr nga futbolli si pasojë e problemeve kardiake, Lionel Messi një nga miqtë e tij më të ngushtë në botën e futbollit dhe jo vetëm, i dedikoi një postim të gjatë dhe emocionues në rrjetet sociale, ku theksohej se do t’i mungonte periudha kur qëndronin së bashku në kombëtare.

Megjithatë, mes shumë komenteve në postimin e sulmuesit të PSG, u shndërrua në viral komenti i Georgina Rodrigues, të dashurës së Cristiano Ronaldo.

Edhe pse postimi nuk kishte asnjë lidhje me Ronaldon ajo sërish nuk është përmbajtur duke theksuar se portugezi është më i mirë se Messi.

“Ronaldo është më i miri” shprehet modelja në komentin e saj duke lënë të habitur jo pak opinionin sportiv.


(Kosova Sot Online)