Mancini paralajmëron Anglinë dhe Gjermaninë

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 21:55
Mancini paralajmëron Anglinë dhe Gjermaninë

Itali, Gjermani, Angli dhe Hungari, është ndoshta grupi më i fortë dhe më intrigues i edicionit të tretë të Nations League, me qershorin që do të ofrojë vërtetë sfida spektakolare.

Trajneri i “të kaltërve”, Roberto Mancini komentoi shortin e hedhur pasditen e sotme, teksa deklaroi se është një grup mjaft i bukur dhe argëtues, ku kampionët e Europës do të provojnë të dalin të parët.

“Është një grup i bukur dhe shumë argëtues. Do të përballemi me disa nga skuadrat më të forta në botë, megjithatë do të provojmë të fitojmë, duke u argëtuar me sfida të tilla. Duam të luajmë sërish një “Final Four”, ndaj duam ta fitojmë këtë grup”, u shpreh Mancini.

Tekniku i “të kaltërve” refuzoi ta etiketojë si një grup “vdekjeje”, pasi tha se bëhet fjalë për futboll dhe se dëshiron të përjetojë në mënyrën më të mirë ndeshjet.

“Nuk bëhet fjalë për grup vdekjeje, pasi është thjesht futboll dhe duam të argëtohemi vetë, e të argëtojmë tifozët. Ndaj Anglisë është finalja e Europianit dhe na presin dy ndeshje shumë intensive. Me Gjermaninë është një klasike që e pres me qejf, pasi do të jetë hera e parë që do të përballemi me ta. Sa i përket Hungarisë, na pret një ndeshje mjaft e luftuar, pasi ata kanë një trajner italian si Rossi dhe do të provojnë të na e vështirësojnë”, u shpreh italiani.


(Kosova Sot Online)