Chelsea gabon, shumë lojtarë morën lajmin para ndeshjes për COVID-19

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 22:42
Chelsea gabon, shumë lojtarë morën lajmin para ndeshjes për COVID-19

Chelsea ka marrë vetëm një pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Evertonin.

Tjetër hap falas për Blutë e Londrës.

Chelsea nuk arriti që të marrë më shumë se një pikë, duke barazuar në fund 1-1 me Evertonin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, të dy golat ranë në pjesën e dytë.

Fillimisht Mason Mount shënoi për 1-0 në min e 70’, por mysafirët reaguan menjëherë me golin e Branthëaite në minutën e 74’.

Ky gabim i Bluve vjen edhe për shkak të mungesave.

Pak para nisjes së sfidës së dytë, kur lojtarët tani me rregulla të reja marrin edhe testet për COVID-19, dolën të infektuar Romelu Lukaku, Timo Werner, Callum Hudson-Odoi dhe Ben Chilwell, ndërkohë që po pritet përgjigje dhe e tamponit për Kai Havertz.

Mungesa e gjithë këtyre ndikoi në Chelsean që nuk pati më të mirët në fazën sulmuese.


(Kosova Sot Online)