Liverpooli vuan, por fiton me përmbysje

  • A.P /
  • 16 December 2021 - 22:59
Liverpooli vuan, por fiton me përmbysje

Liverpooli e ka mundur me përmbysje Newcastle Unitedin, duke triumfuar në fund 3-1.

Liverpooli ka rrëmbyer pikët e plota në një ndeshje të vështirë në shtëpi.

Redsat e mundën 3-1 Newcastle Unitedin.

Ende pa nisur mirë takimi, mysafirët i befasuan vendasit.

Në minutën e shtatë për 0-1 ka shënuar ishi i Redsave, Shelvey.

Por Liverpooli reagoi shumë shpejt, përmes Diogo Jota shënoi për 1-0 në minutën e 21-të, derisa në atë të 24’ shënoi edhe Mohamed Salah, për 2-1.

Krejt në fund, për 3-1 realizoi Arnold.

Me këtë fitore, Liverpooli i është afruar në një pikë Cityt, derisa prapa ka mbetur Chelsea, që barazoi 1-1 me Evertonin.

City ka 41, Liverpooli 40 dhe Chelsea i treti me 37. 

(Kosova Sot Online)