Probleme për Kosovare Asllanin

  • S.A /
  • 17 December 2021 - 10:16
Probleme për Kosovare Asllanin

Fitore me shije të hidhur për Real Madridit.

Triumfi 3-0 ndaj Kharkivit ishte sa për statistika për Realin, pasi tashmë kishin siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pikërisht për këtë, bëhet edhe më e dhimbshme kur humb një lojtar, sidomos një sulmuese si Kosovare Asllani.

Futbollistja shqiptare ka pasur disa shqetësime gjatë ndeshjes dhe është detyruar të largohet para kohe, derisa pritet sot të mësohet shkalla e dëmtimit.

Ky vit s’po ecën mirë për Asllanin, pasi vetëm sa ishte kthyer nga lëndimi dhe në dy takime kishte shënuar tre gola. 

(Kosova Sot Online )