Guardiola e anulon konferencën, dyshohet se është infektuar me COVID-19

  • E.K /
  • 17 December 2021 - 14:55
Guardiola e anulon konferencën, dyshohet se është infektuar me COVID-19

Pep Guardiola s’do të mbajë konferencën e zakonshme përpara çdo sfide.

Klubi ka konfirmuar se pas testeve të kryera në gjithë skuadrën, trajneri është në dyshim se është infektuar me COVID-19, edhe pse testi s’ka treguar të saktën.

Kështu, si masë parandaluese, ai ka anuluar konferencën, derisa do të presë deri nesër për të mësuar nëse vërtet është prekur nga COVID-19.

Në Angli koronavirusi ka pushtuar klubet, shumë sfida janë anuluar, shumë yje janë infektuar saqë ka zëra që mund të qojë në një pauzë më të gjatë dimërore për të pastruar skuadrat nga infektimi. 

(Kosova Sot Online)