Mihajlovic “thumbon” keq Juventusin: Është rivali jonë direkt

  • A.P /
  • 17 December 2021 - 18:05
Mihajlovic “thumbon” keq Juventusin: Është rivali jonë direkt

Forma e dobët e Juventusit në kampionat ka bërë që bardhezinjtë të jenë shumë poshtë në shkallët e klasifikimit.

Ekipi nga Torino renditet në vendin e shtatë të renditjes me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa nesër do të përballet me Bolognan në transfertë.

Një sfidë e vështirë për Zonjën e Vjetër nisur edhe nga mungesat që do të ketë trajneri Massimilano Allegri ku mjafton të përmendim Dybala dhe Chiesa.

Ndërkohë, nga ana tjetër, trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic ka gjetur momentin e duhur për të “thumbuar” Juventusin teksa në konferencë për shtyp ka theksuar se bardhezinjtë janë një rival i drejtëpërdrejtë i ekipit të tij duke qenë edhe se diferenca në klasifikim është vetëm katër pikë.

“Juventus është një kundërshtar direkt i joni, në fushë duhet të futemi me ndërgjegjjen se duhet të ecim me 100 km/h. Por, këtë djemtë e kanë kuptuar dhe janë me vetbesim. Juventus mbetet Juventus edhe me mungesat e Dybala e Chiesa dhe nuk ndryshon asgjë si për ne, ashtu edhe për ata”, u shpreh Miha.

(Kosova Sot Online)