Mina, zëvendësuesi i Manolas dhe rivali i Rrahmanit

  • S.A /
  • 18 December 2021 - 10:16
Mina, zëvendësuesi i Manolas dhe rivali i Rrahmanit

Kostas Manolas u largua nga Napoli për të shkuar tek ekipi grek i Olympiacos.

Tashmë klubi italian është i vendosur për të gjetur një mbrojtës i cili do të zëvendësojë vendin e lënë boshë nga Manolas.

Në krye të listës së Giuntolit është kolumbiani i Evertonit, Yerry Mina.

Napoli synon të afrojë kolumbianin me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të vitit.

Alternativat e tij janë Szalai nga Fenerbahçe dhe Uduokhai nga Ausburgu, si dhe një rikthim nga huazimi i Lupertos nga Napoli.

(Kosova Sot Online )