Xavi insiston: “Dua që Dembele të qëndrojë”

  • E.K /
  • 18 December 2021 - 16:12
Xavi insiston: “Dua që Dembele të qëndrojë”

Xavi Hernandez e ka bërë të qartë, dëshiron qëndrimin e Ousmane Dembele.

Dembele raportohet se është në merkato për të liruar sado pak arkat e klubit që po kalon nëpër vështirësi të mëdha financiare.

Përveç kësaj, për shkak të shumë dëmtimeve, ai nuk ka qenë i dobishëm për klubin dhe raportohej për një largim në janar ose në verën e vitit 2022.

Sido që të jetë, Xavi ka përsëritur se Dembele është i duhuri për ekipin e tij dhe e do në skuadër.

“Dje kam folur me Dembelen. Dua që ai të vazhdojë në Barcelonë”, tha Xavi.

“Në fund, përfaqësuesit e tij dhe klubi janë ata që duhet të arrijnë marrëveshje”. 

(Kosova Sot Online)