Reali “peshkon” te Bayerni, ia merr një mesfushor

  • A.P /
  • 20 December 2021 - 19:11
Reali “peshkon” te Bayerni, ia merr një mesfushor

Corentin Tolisso është emri i ri që lidhet me Real Madrid. Mesfushori francez ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munchen.

Rinovimi nuk po vjen, teksa 27-vjeçari nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Julian Nagelsmann dhe është gati të provojë një aventurë të re në karrierë.

Cadena SER shkruan se drejtuesit e “Los Blancos” kanë filluar negociatat me agjentin e lojtarit të kombëtares së Didier Deschamps.

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, tratativat ndodhen në rrugë të duhur dhe menaxheri e cilëson të kryer transferimin e Tolissos nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

Për lojtarin ka interesim edhe nga disa klube të Premier League, por dëshira e tij e madhe është kalimi te Real Madrid.

(Kosova Sot Online)