Covid-19 godet edhe Italinë, infektime masive te skuadra e futbollistit shqiptar

  • S.A /
  • 21 December 2021 - 11:00
Covid-19 godet edhe Italinë, infektime masive te skuadra e futbollistit shqiptar

Pas Anglisë, me Premier League që u detyrua të shtynte 10 ndeshje si pasojë e infektimeve nga varianti i ri i COVID, Omicron, tashmë telashet duken në horizont për Italinë dhe Serinë A.

Ndeshja e programuar për sot mes Udineses dhe Salernitanën nuk do të zhvillohet pasi miqtë as nuk kanë udhëtuar për në Udine.

Kjo sepse në testet e kontrollit, rezultati nuk ka qenë ai i duhuri. Një pjesë e lojtarëve kanë rezultuar të infektuar dhe në këtë formë autoritet shëndetësore të Salernos kanë ndaluar skuadrën të zbresë në fushë. Kujtojmë se pjesë e Salernitanës është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Federic Veseli.

Nga ana tjetër, një rast pozitiv me COVID është konfirmuar edhe në radhët e Lazios teksa fjala është për sulmuesin Ciro Immobile.

Ky i fundit është futur menjëherë në izolim për të shmangur një përhapje të virusit, ndërsa në këtë formë, bardhekaltërit do të duhet të bëjnë pa sulmuesin kryesor për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Venezias në transfertë.

(Kosova Sot Online )