Lenglet kërkohet nga ekipi i madh anglez

  • S.A /
  • 21 December 2021 - 14:39
Lenglet kërkohet nga ekipi i madh anglez

Tottenham Hotspur raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit, Clement Lenglet në Londrën Veriore në afatin kalimtar të janarit. Barcelona është e gatshme të dëgjojë ofertat për 26-vjeçarin, që do ta lejonin Xavin të sjellë fytyra të reja në “Camp Nou”.

Lenglet nuk preferohet te Barcelona, ndërsa së fundmi ka irrituar tifozët katalonas pasi u pa duke buzëqeshur me Leëandoëskin pas humbjes 3:0 ndaj Bayernit, që i eliminoi nga Liga e Kampionëve.

Barcelona ka objektivat e saja në Premierligë. Edinson Cavani, Aubameyang dhe Ferran Torres janë futbollistët e lidhur me një kalim eventual në “Camp Nou”.

Që nga ardhja e Contes në Tottenham, ai ka future sistemin me tre mbrojtës, por personeli te Spurs nuk ka qenë ideal për këtë strategji. Ben Davies ka qenë i mirë si mbrojtës i tretë në muajin e fundit, por Conte dëshiron një zgjidhje permanente për atë pozicion.

(Kosova Sot Online )