Juventusi i zhgënjyer me Dybalan dhe De Ligtin: Lojtarët e sotëm janë më besnik ndaj menaxherit se ndaj klubit

  • S.A /
  • 22 December 2021 - 10:45
Juventusi i zhgënjyer me Dybalan dhe De Ligtin: Lojtarët e sotëm janë më besnik ndaj menaxherit se ndaj klubit

Drejtori i Juventusit, Maurizio Arrivabene, i ka kritikuar ashpër dy prej futbollistëve kryesorë të klubit, Paulo Dybala dhe Matthijs de Ligt, duke thënë se lojtarët e sotëm janë më besnik ndaj menaxherëve sesa ndaj fanellës së klubit. Dybala ka një vit që i zvarrit bisedimet për zgjatjen e marrëveshjes me Juventusin, pasi kontrata e tanishme i mbaron në verë, dhe ende nuk ka ndonjë sinjal të qartë se rinovimi do të ndodhë.

Juventusit nuk i kanë pëlqyer aspak as deklaratat e Mino Raiolas, menaxherit të De Ligt, i cili tha javën e kaluar se holandezi është i gatshëm për hapin e radhës në karrierë.

I pyetur në lidhje me këtë, Arrivabene tha: “Ditëve të sotme, shumë lojtarë janë më besnik ndaj menaxherëve të tyre sesa ndaj fanellës së klubit”.

“Dybala është numri 10 i Juventusit dhe De Ligt është mbrojtës i madh. Ata duhet ta bëjnë punën e tyre, ne e bëjmë tonën”, nënvizoi ai.

“Është e lehtë të flasësh se sa shumë të bën për ngjyrat e klubit, por këtë duhet të dëshmosh në fushë. Dhe ne duam që ata ta dëshmojnë këtë”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )