Tjetër akuzë për përdhunim ndaj futbollistit Benjamin Mendy

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 14:30
Tjetër akuzë për përdhunim ndaj futbollistit Benjamin Mendy

Është ngritur një akuzë e re ndaj futbollistit të Manchester City, Benjamin Mendy.

Përfaqësuesi i Francës Mendy tani përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe me një akuzë për sulm seksual ndaj pesë grave.

Akuza më e fundit vjen pas një ankese të re ndaj tij dhe dyshohet të ketë ndodhur në korrik të këtij viti.

Akuzat e mëhershme ndaj tij dyshohet të kenë ndodhur mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Mendy, i cili është në paraburgim qëkur u arrestua në gusht, doli para gjykatës bashkë me Louis Sah Matturie, 40 vjeç, për akuzat e njëjta.

Matturie përballet me gjashtë akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

Gjykimi ndaj tyre, i cili ishte caktuar për muajin janar, është shtyrë për më vonë.

Mendy është pjesë e Manchester City që prej vitit 2017, të cilit iu bashkua nga Monaco për 52 milionë funte. 


(Kosova Sot Online)