Ylli i Juventusit i paralajmëron bashkëlojtarët: Ne s’jemi Real Madridi

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 14:45
Ylli i Juventusit i paralajmëron bashkëlojtarët: Ne s’jemi Real Madridi

Federico Bernardeschi e ka pranuar se Juventusi nuk mund të luajë futboll në mënyrë arrogante, duke thënë se bardhezinjtë nuk janë Real Madridi.

Megjithatë, përfaqësuesi i Italisë ndihet i lumtur që vitin e mbylli duke e shënuar golin e parë pas 513 ditëve.

Bernardeschi shënoi në fitoren e Juventusit 2:0 kundër Cagliarit të martën mbrëma, i cili ishte goli i tij i parë për bardhezinjtë që prej muajit gusht.

“Jam i lumtur, po e shijoj këtë çast dhe jam i lumtur për veten dhe për ekipin. Ishte e rëndësishme të fitonim dhe është mirë ta mbyllim vitin në këtë mënyrë”, tha Bernardeschi.

Juventusi i fitoi vetëm 10 prej 19 ndeshjeve të parë këtë sezon në Serie A dhe ngel katër pikë larg top katërshes.

“Dikur ishim ekip jo grup”, shpjegoi ai.

“Dalëngadalë, e kemi krijuar një grup, por gjatë muajit të fundit, ne e kemi gjetur kënaqësinë e shtrirjes së dorës së ndihmës për njëri-tjetrin dhe për të vrapuar për bashkëlojtarët tanë. Ne nuk mund të luajmë në mënyrë arrogante, duhet të jemi të përulur, ne nuk jemi Real Madridi”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)