Venezia – Lazio: Sarri luan me 9 fals në vend se të luajë me Muriqin, në mungesë të Immobiles

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 15:50
Venezia – Lazio: Sarri luan me 9 fals në vend se të luajë me Muriqin, në mungesë të Immobiles

Ciro Immobile mungon sonte për Lazion kundër Venezias, për shkak se është infektuar me Covid-19, por trajneri Maurizio Sarri ka vendosur ta lërë Vedat Muriqin në stol dhe të luajë me 9 flas në vend të tij.

Sulmuesi italian kishte munguar në fitoren e Lazios 3:1 kundër Genoas në ndeshjen e kaluar pasi vuante nga dhimbje barku dhe do të mungojë edhe sonte në Venezia.

Sarri duket ta ketë humbur plotësisht besimin në sulmuesin e Kosovës Muriqi, i cili është i vetmi që mund ta zëvendësojë Immobilen kokë për kokë dhe do të duhej të luante gjithmonë të paktën kur italiani mungon.

Por trajneri italian zgjodhi të luajë me një 9 fals javën e kaluar, Felipe Anderson, në vend se ta përdorte Muriqin.

Ai ka vendosur ta bëjë të njëjtën gjë edhe sonte kundër Venezias, duke e lënë Muriqin në stol sërish.

(Kosova Sot Online)