Tjetër lojtar pozitiv me COVID-19, Reali me 12 mungesa

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 17:14
Tjetër lojtar pozitiv me COVID-19, Reali me 12 mungesa

Reali do të ketë punë shumë, shumë të vështirë sonte në San Mames kur të përballet me Athletic Bilbaon.

Los Blancos do të jenë pa 11 futbollistë, nëntë prej të cilëve të infektuar me COVID-19.

Arribas është i infektuari i radhës te Los Blancos, pasi më parë kanë dal pozitiv edhe Alaba, Isco, Marcelo, Lunin, Bale, Asensio, Casemiro, Rodrygo dhe Modric.

9 futbollistët pozitiv me COVID-19

Derisa Carvajal dhe Ceballos do të mungojnë për shkak të problemeve fizike, raporton Express.

Dani e Ceballos me probleme fizike

Sido që të jetë, Ancelotti ka një skuadër të madhe, dhe do të ketë sërish një 11-she të kënaqshme për të luftuar për fitore, që synon të shkëputet edhe më shumë në renditje pas barazimit të Sevillës me Barcelonën.

(Kosova Sot Online)