Kosova e mbyll vitin në vendin 111-të në rendtijen e FIFA-s

  • S.A /
  • 23 December 2021 - 10:57
Kosova e mbyll vitin në vendin 111-të në rendtijen e FIFA-s

Kosova e ka mbyllur vitin 2021 në vendin e 111-të në ranglistën botërore të ekipeve kombëtare të FIFA-s, pas publikimit të renditjes së fundit për këtë vit nga shtëpia e futbollit botëror të enjten.

Kosova e zë vendin e 111-të në renditjen e FIFA-s tani, njëlloj si në renditjen paraprake në nëntor.

Kombëtarja e Kosovës nuk e zhvilloi asnjë ndeshje në muajin e fundit, prandaj nuk ka ndryshim në renditjen e saj në FIFA.

(Kosova Sot Online )