Barcelona e detyruar të shesë në janar, Coutinho drejt kthimit në Premierligë

  • S.A /
  • 23 December 2021 - 11:03
Barcelona e detyruar të shesë në janar, Coutinho drejt kthimit në Premierligë

Philippe Coutinho përgatitet të largohet nga Barcelona pas transferimit të bujshëm prej 145 milionë funte janarin e vitit 2018 nga Liverpooli.

Braziliani nuk ia doli për asnjë moment të përshtatej te katalonasit të cilëve tashmë iu duhet ta largojnë pasi kanë nevojë të lirohen nga paga e lartë që përfiton 29-vjeçari.

Ndërkaq, lojtari nuk është as në planet e trajnerit Xavi Hernnandez dhe në këtë formë, drejtuesit kanë përshpejtuar manovrat në merkato.

Sipas Mundo Deportivo, fantazisti është duke përgatitur një rikthim në Premier League, por jo tek Liverpool. Fjala është për tek rivalët e tyre të Everton teksa përfaqësuesit e lojtarit kanë nisur kontaktet e para me drejtuesit e anglezëve.

Everton është në pozita të vështira në këtë sezon ndaj trajneri Rafa Benitez kërkon me çdo kusht të përmirësohet në merkato.

Megjithatë, për Coutinhon ka edhe mundësi të tjera në Premier League teksa më parë janë lakuar edhe emrat e Newcastle dhe Tottenham.

(Kosova Sot Online )