Champions League i ka fajet që Buffon ende nuk është pensionuar

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 21:48
Champions League i ka fajet që Buffon ende nuk është pensionuar

Në një intervistë për portalin meksikan “Tudn.com”, Gianluigi Buffon foli për të ardhmen e tij të mundshme dhe çfarë e shtyn atë të mos braktisë botën e futbollit.

Ai ka treguar se mos fitimi i Ligës së Kampionëve, ani pse shumë shpesh në karrierë ka qenë afër, është një arsye që ai ende nuk i ka var atletet.

Buffon ka fituar pothuajse gjithçka me Juven, ka fituar edhe me Italinë, por i mungon trofeu i Ligës së Kampionëve.

“MLS apo Liga MX? Këto janë përvoja që do të doja të kisha. Pasi të jem të kthehem me Parmën në Serinë A, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk e di nëse nesër do të jem trajner apo menaxher, gjithmonë dua të përmirësohem. Fakti që nuk e kam fituar Ligën e Kampionëve është ajo që më mban gjallë shpirti konkurrues. Mbaj në formë dhe për këtë e respektoj profesionin tim. Ndoshta nëse do ta kisha fituar do të kisha dalë tashmë në pension sepse nuk kam asnjë qëllim të rëndësishëm për të arritur”, u shpreh Buffon.

(Kosova Sot Online)