Inzaghi dëshironte të evitonte përballjen me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 22:57
Inzaghi dëshironte të evitonte përballjen me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka dhënë një intervistë për “Gazzetta.it” ku ka folur për shumë tema.

Duke folur për formën e mirë në Serie A, ai foli edhe për shortin e Champions League, që e vuri përballë Liverpoolit.

Ai tha se Liverpooli ishte skuadra e parë që dëshironte të evitonte në këtë fazë të Ligës së Kampionëve, dhe ka kërkuar nga skuadra që të punojnë për të arritur në formë të mirë.

“Ekipi im duhet të jetë gjithmonë shumë intensiv dhe po e bën këtë. Ne e dimë se çfarë na pret me Liverpoolin, personalisht ata janë në vendin e parë nga skuadrat që do të doja t’i anashkaloja. Ne do të përpiqemi të arrijmë atje në mënyrën më të mire”, tha Inzaghi.

(Kosova Sot Online)