Barça dhe Dembele bien dakord për rinovimin e kontratës

  • S.A /
  • 24 December 2021 - 11:43
Barça dhe Dembele bien dakord për rinovimin e kontratës

Dembele do të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës. Ai do të rinovojë kontratën, e cila i skadon në qershor 2022. Sipas SPORT, Barcelona ka arritur marrëveshje me Ousmane Dembele për rinvimin e kontratës për pesë vjet, deri më 2027

Çelësi për arritjen e marrëveshjes është pranimi nga ana e Dembeles që të ulë pagën, derisa zyrtarizimi do të vijë javën tjetër, gjithnjë sipas të përditshmes katalunase.

Ka pasur spekulime se ai mund të largohet si lojtar i lirë në qershor të 2022, por Xavi Hernandez e ka bindur anësorin francez se është i rëndësishëm për skuadrën e tij.

Dembele ka vuajtur shumë me dëmtime këto katër vite në ‘Camp Nou’, por me Xavin janë duke punuar veçanërisht për të mos u përsëritur lëndimet e shpeshta.

Dembele deri më tani ka bërë 126 paraqitje për Barcelonën, ka shënuar 30 gola. 

(Kosova Sot Online )