Futbollisti shqiptar përfshihet në 11-shen e vitit në Hungari

  • S.A /
  • 24 December 2021 - 14:30
Futbollisti shqiptar përfshihet në 11-shen e vitit në Hungari

Herdi Prenga është duke zhvilluar një nga sezonet më të mirë në karrierë teksa është shndërruar në një garanci për prapavijën e hungarezëve të Kisvarda.

Deri më tani, 27-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje ndërsa ka shënuar edhe një gol.Këto statistika e kanë ndihmuar Kisvardën të renditet në vendin e dytë të kampionatit, vetëm një pikë pas kryesuesve të Ferencvaros ndërsa Prenga është bërë pjesë e formacionit më të mirë të fazës së parë në elitën hungareze.

Sakaq, mbrojtësi shqiptar rezulton edhe si më i miri kampionatit në rolin e tij, duke lënë pas krahëve të gjithë kolegët e tij mbrojtës.

Për Prengën ky është sezoni i dytë në radhët e Kisvarda, teksa kujtojmë se pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-lojtari i Partizanit në Superiore, Jasir Asani. Ky i fundit luan sezonin e parë te hungarezët, teksa në 14 parqitje ka shënuar edhe katër gola.

 

(Kosova Sot Online )