Interi kthen sërish sytë kah Belotti, kërkon ta marrë falas në verë

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 22:44
Interi kthen sërish sytë kah Belotti, kërkon ta marrë falas në verë

Sipas asaj që raportohet nga Il Giornale, kapiteni i Torinos, Belotti ka vendosur të largohet si transferim i lirë.

Ndërsa, gjithashtu raportohet se Interi ka rikthyer fokusin sërish kah sulmuesi italian.

Verën e shkuar, sulmuesi italian ishte një opsion për të përforcuar repartin e avancuar të skuadrës zikaltër por më pas Marotta dhe Ausilio vendosën të merrnin Joaquin Correan nga Lazio.

Belotti mund të nis bisedimet pas përfundimit të janarit, ndërsa Interi mund ta marrë falas në verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)