Suarez synon ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës

  • A.P /
  • 24 December 2021 - 23:28
Suarez synon ta vazhdojë karrierën jashtë Evropës

E ardhmja e Luis Suarez mund të jetë larg Atleticos së Madridit, madje edhe larg Evropës.

Me shumë gjasa sulmuesi uruguian nuk do të rinovojë kontratën me Atleticon dhe mundësitë janë që t’i japë lamtumirën kampionëve të Spanjës verën e ardhshme janë shumë të larta.

Luis Suarez po tundohet nga ideja për të luajtur në MLS, aty ku e kërkon Inter Miami, skuadra në pronësi të David Beckham.

Madje, skuadra amerikane synon që të bëjë një ribashkim me Messin, kur argjentinasit i skadon kontrata me Paris Saint-Germainin.
Suarez ishte bashkëlojtar me Messin për gjashtë vite, në periudhën 2014-2020 dhe ishin një nga tandemet më të mira në botë. 

(Kosova Sot Online)