“Është e mundur që Mazraoui të shkojë në Barcelonë, Raiola ka folur me Laportën”

  • S.A /
  • 25 December 2021 - 09:15
“Është e mundur që Mazraoui të shkojë në Barcelonë, Raiola ka folur me Laportën”

Noussair Mazraoui ka rënë në radarin e Barcelonës. Sipas Mike Verweij, gazetar dhe njeri i afërt me klubin e Ajaxit, ka shumë mundësi që në afatin kalimtar të janarit, Mazraoui të përfundojë në Camp Nou. Sergino Dest do të lirojë vendin për mbrojtësin 24-vjeçar që është kërkesë e Xavi Hernandez.

“Është e mundur që Mazraoui të shkojë në Barcelonë, sepse Mino Raiola tashmë ka folur me Laportën, por Dest sigurt s’do të kthehet në Ajax. Kam pyetur edhe agjentin e tij; Ajax nuk është një opsion, ka shumë mundësi që hapi i radhës për Dest të jetë Bayern Munich”, tha Mike.

(Kosova Sot Online )