Futbollisti kroat ndërron jetë në moshën 23-vjeçare

  • S.A /
  • 25 December 2021 - 10:07
Futbollisti kroat ndërron jetë në moshën 23-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin kroat. Marin Cacic ishte vetëm 23 vjeç dhe aktivizohej me ekipin e  NK Nehaj. Mbrojtësi ka humbur jetën si pasojë e problemeve në zemër. Në një moment është rrëzuar teksa po stërvitej me ekipin, për të mos u çuar më. 

Mjekët konfirmuar problemet kardiake të lojtarit të ri, i cili përfundoi në koma dhe ndërroi jetë ditën e djeshme.

“Lamtumirë i dashur, u ndave pa dëshirën tonë dhe pa një letër lamtumire”, lexohet në postimin zyrtar të klubit kroat për humbjen e Cacic.

(Kosova Sot Online )