“Nuk ka sulmues si Benzema dhe Lewandowski, janë shembujt e mi”

  • S.A /
  • 25 December 2021 - 11:23
“Nuk ka sulmues si Benzema dhe Lewandowski, janë shembujt e mi”

Giovanni Simeone ka lavdëruar dyshen, Karim Benzema dhe Robert Lewandowski.

Duke treguar dëshirën e madhe për t’u stërvitur nga babai i tij te Atletico Madridi, Simeone Jr tha se sulmuesi i Realit dhe ai i Bayernit janë shembujt e tij në futboll.

“E kam ëndërr të shkoj te Atletico Madrid. Unë jam një tifoz i atij ekipi, por çfarë kuptimi ka të mendoj për këtë?”, deklaroi Giovanni Simeone.

“Njëri është Benzema. Ai arrin të bëjë gjithçka dhe me kalimin e moshës përmirësohet. Ai hyn mirë në skemat e lojës, përshtatet me shokët e tij, zgjerohet, bën gjithçka.Tjetri është Lewandowski, një “kafshë” e zonës. Ai ka vetëm një mendim: të fusë topin në rrjetë. Dhe është e vështirë të kesh një vazhdimësi të tillë për kaq shumë vite”. Giovanni Simeone po zhvillon një nga sezonet e tija më të mirë në karrierë.

Me kalimin nga Cagliari te Verona, djali i Diego Simeones po përjeton një rini të dytë. Në fazën e parë të këtij sezoni të Serie A Simeone ka shënuar 12 gola dhe aktualisht pozicionohet i treti në listën e krye golashënuesve. 

(Kosova Sot Online )