Premierligë, top 10 golashënuesit – Ronaldo i pesti

  • S.A /
  • 25 December 2021 - 11:38
Premierligë, top 10 golashënuesit – Ronaldo i pesti

Derisa Serie A dhe La Liga i kanë dhënë pak ditë pushim futbollistëve, në Angli pavarësisht festave të fundvitit, gjithçka do të vazhdojë në mënyrë normale.

Manchester City është lider dhe favorit për të fituar titullin, dhe si rival ka Chelsean dhe Liverpoolin.

Garë e ashpër po bëhet edhe për golashënuesin më të mirë të sezonit.

Mohamed Salah i Liverpoolit është bindshëm para të tjerëve me 15 finalizime, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, që është gjithashtu i Liverpoolit, Diogo Jota me 10.

Podiumin e plotëson Jamie Vardy i Leicester City me 9 gola.

Cristiano Ronaldo renditet i pesti, që ndanë atë vend me gjashtë futbollistë, që gjithashtu kanë realizuar nga 7 gola.

Image

(Kosova Sot Online )