Raphinha afër transferimit në Bayern për 50 milionë euro

  • S.A /
  • 25 December 2021 - 13:41
Raphinha afër transferimit në Bayern për 50 milionë euro

Raphinha afër transferimit në Bayern për 50 milionë euro. Raphinha mund ta veshë fanellën e Bayern Munich nga janari i vitit 2022. Sipas TNT Sports, Bayern Munich është afër që të kompletojë për 50 milionë euro transferimin e Raphinha nga Leeds. 

25-vjeçari është rritur shumë në Premierligë pas transferimit nga Rennes në vitin 2020. Bayern e do brazilianin që të zëvendësojë Kingsley Comanin, që është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk do të rinovojë atë.

(Kosova Sot Online )