Kombëtarja e Kosovës në hendboll niset për Podgoricë

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 16:52
Kombëtarja e Kosovës në hendboll niset për Podgoricë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është nisur për në Podgoricë, atje ku do të zhvillojë ndeshje miqësore me Malin e Zi.

“Dardanët” gjithashtu kanë vazhduar me stërvitje. Të shtunën paradite stërvitja është zhvilluar në Prishtinë, ndërsa pas drekës Kombëtarja është nisur për në Podgoricë.

Nesër nga ora 17.00 është ndeshja miqësore me Malin e Zi.

Kjo ndeshje do të jetë e mirëseardhur për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet kualifikuese të janarit.

(Kosova Sot Online)