Nigeria publikon listën për Kupën e Afrikës, përfshihet edhe Osimhen

  • A.P /
  • 25 December 2021 - 21:35
Nigeria publikon listën për Kupën e Afrikës, përfshihet edhe Osimhen

Është edhe Victor Osimhen në listën e futbollistëve që do të përfaqësojnë Nigerinë në Kupën e Afrikës që do të startojë në 9 janar në Kamerun dhe do të përfundojë më 6 shkurt.

Trajneri i supershqiponjave Aquile Eguavoen i ka plotësuar menjëherë dëshirën sulmuesit të Napolit i cili në rrjetet sociale disa ditë më parë bëri me dije se do të jetë i gatshëm për Kupën e Afrikës gjithmonë nëse do të jetë në listën e të grumbulluarve.

Dhe sigurisht që në zgjedhjet e numrit 1 të stolit të Nigerisë nuk mund të mungonte kurrësesi Osimhen që është lideri i ekipit.

Osimhen në Kupën e Afrikës do të mbajë një maskë në fytyrë pasi përplasja me Skriniar në Inter-Napoli e ka lënë me pasoja.

(Kosova Sot Online)