Atletico Madridi po e pret ofertën e Newcastle për Trippier

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 09:18
Atletico Madridi po e pret ofertën e Newcastle për Trippier

Kampioni i Spanjës, Atletico Madridi është duke e pritur ofertën zyrtare për futbollistin, Kieran Trippier.

Mbrojtësi i djathtë anglez është objektivi kryesor i Newcastle që po e synon mbijetesën, pasi gjendet shumë poshtë në renditjen tabelare.

Newcastle është blerë nga sheikët dhe priten investime të mëdha, për ta bërë një klub sa më kompetitiv.

Kontrata e Trippier skadon në vitin 2023. Anglezi erdhi në Atletico Madrid në vitin 2019.

(Kosova Sot Online)