Guardiola u kërkon tifozëve të mbajnë maskat në stadium

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 10:24
Guardiola u kërkon tifozëve të mbajnë maskat në stadium

Pep Guardiola u ka kërkuar tifozëve të mbajnë maska ​​në stadiume për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Sipas rregulloreve të prezantuara së fundmi të Planit B të Qeverisë së Anglisë, tifozët tani duhet të tregojnë prova të vaksinimit të dyfishtë ose një test negativ Covid-19 për të ndjekur ndeshjet.

“Ka njerëz në stadiume që nuk përdorin maska ​​dhe kjo më befason më shumë. Ec në rrugë, shkon në qendrat e mëdha tregtare, nëpër vende për të blerë dhurata për familjen dhe askush nuk përdor maska”, u shpreh fillimisht Guardiola.

Tutje ai tha se maskat dhe distanca sociale janë mënyra më e mirë për t’u mbrojtur.

“Vaksinimet, vaksinat përforcuese, njerëzit [mund] të vendosin – por një pjesë e kësaj duhet të jetë distancimi social dhe maskat. Është mënyra më e mirë për të mbrojtur veten, familjet tona dhe pjesën tjetër të njerëzve”, u shpreh trajneri i Cityt.

(Kosova Sot Online)