Barcelona arrin marrëveshje me Dembelen për rinovim

  • A.P /
  • 26 December 2021 - 10:52
Barcelona arrin marrëveshje me Dembelen për rinovim

Pas dasmës është radha e rinovimit. Muaj i rëndësishëm për Ousmane Dembele, sulmuesin francez të Barcelonës.

Drejtuesit e klubit katalanas po negociojnë prej ditësh me agjentin e 24-vjeçarit në lidhje me kontratën e re.

Sport.es shkruan se marrëveshja është arritur dhe sulmuesi i djathtë do të vazhdojë të qëndrojë në “Camp Nou”.

Dembele ndodhet në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, teksa akordi i ri do të zgjasë deri në verën e vitit 2027.

Lojtari ka pranuar të ulë rrogën dhe javën e ardhshme do të firmosë zyrtarisht kontratën e re me klubin e famshëm iberik.

Dembele është pjesë e Barcelonës prej vitit 2017 kur la Dortmundin për t’u transferuar në La Liga për shumën e 135 milionë eurove.


(Kosova Sot Online)